Skuadrat tona po shfrytëzojnë pushimin e ndeshjeve të Kombëtareve për të zhvilluar miqësore mes vete.
Llapi sot priti Fushë Kosovën për një ndeshje kontrolluese në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra e Batatinës u mposht me rezultat të thellë 1-4 nga skuadra e Ligës së Parë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të mysafirëve, 0-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Golat për Fushë Kosovën i realizuan Rilind Haziraj (x2), Edison Neziri dhe Dorent Hajdari, teksa për Llapin golin e vetëm e shënoi Drilon Fazliu.
Llapi në këtë miqësore i ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve, sidomos atyre që nuk kanë pasur shumë minutazhë në kampionat.