Moldavia arriti të fitonte në limite në takimin ndaj Lichtensteinit, ku iu desh që të priste plot 92 minuta për të shënuar golin e parë. Edhe pse moldavët ishin dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke goditur dy herë shtyllën, sërish nuk ia dolën që të thyenin Lihtensteinin.
Në minutat e fundit Moldavia e rriti presionin dhe e gjeti golin me Raca në të 80-ën por sistemi VAR i mohoi golin.
Në kohën shtesë, Stina, i aktivizuar nga stoli ia doli që të çonte topin në rrjetë me një goditje të bukur nga një pozicion tepër i vështirë. Dy minuta më vonë ishte i njëjti futbollist që shënoi një gol spektakolar, duke kristalizuar rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Moldavia shkoi në kuotën e 13 pikëve, po aq sa dhe Letonia që barazoi me Andorrën 1-1. Ndeshjet direkte i japin të drejtën e vendit të parë Letonisë, që edicionin e ardhshëm do të luajë një ligë më sipër.
Lichtensteini e mbyll këtë edicion të Nations League në vendin e fundit me 0 pikë, duke shënuar vetëm 1 gol dhe pësuar 11.