Janë deleguar gjyqtarët kryesorë për ndeshjen Kosova – Qipro.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta pres Qipron të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të kampanjës së Ligës së Kombeve, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.
Tashmë, UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë sfidë shumë të rëndësishme për fatin e dy ekipeve në renditjen tabelore.
Kristo Tohver, Silver Koiv dhe Sten Klaasen, treshja e gjyqtarëve nga Estonia do të ndajnë drejtësinë e ndeshjes.
Gjyqtar i katër do të jetë poashtu një estonez, Juri Frischer.
Ndërkohë në sistemin VAR janë gjyqtarët italianë, Gianluca Aureliano dhe Daria Cecconi.
“Dardanët” janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë. Greqia është e para me 12 pikë.
Ndeshja do të nis me fillim nga ora 20:45.