Performasa e mirë e Lovro Majer në ndeshjen mes Kroacisë dhe Danimarkës të enjten ka nxitur Arsenalin të lëvizin.
Mediat angleze shkruajnë se klubi nga Londra është duke përgatitur një ofertë prej 44 milionë funte për mesfushorin kroat, Lovro Majer.
Për kroatin Arsenal është duke u rivalizuar nga klubi tjetër anglez, Liverpool.
Njëzet e katër vjeçari prej shumëkujt krahasohet me yllin kroat, Luka Modric.
Aktualisht Majer gjendet në Francë me Rennes, pas lëvizjes së tij nga Dinamo Zagreb vitin e kaluar.