Chelsea nuk po mendon vetëm për të tashmen. “Blutë” e Londrës kanë nisur seriozisht punën edhe për skuadrën e së ardhmes.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 30 milionë paund për të siguruar talentin e sulmit të Fulham City, Luke Harris.
Uellsiani shihet si një diamant për ekipin që Chelsea do të ketë në dispozicion pas tre sezonesh dhe një investim i tillë shihet si një lëvizje shumë e rëndësishme.
Në këtë edicion të Premier League, 17-vjeçari ka luajtur në tre takime dhe në to ka realizuar 4 gola, një ecuri që premton shumë për të ardhmen e qendërsulmuesit.