Zlatan Ibrahimoviç ende nuk është pensionuar nga futbolli, por ai tashmë ka filluar edhe një karrierë si aktor.
Sulmuesi i Milanit ka luajtur së fundi në filmin e ri të “Asterix dhe Obelix”.
Bazuar në shiritin klasik francez të filmave vizatimorë, “Asterix and Obelix: L’Empire du milieu” do të publikohet në shkurt të vitit 2023.
Ibrahimoviç konfirmoi se në film e ka rolin e një ushtari romak të quajtur Antivirus, i cili lufton kundër çdo sfiduesi.
“Së shpejti. Rroftë Franca”, shkroi 41-vjeçari.