Kampioni në fuqi i botës, Franca, bie në Copenhagen. Danimarka ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Francës, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit 1 të Ligës së Kombeve, Divizioni A.
Ndeshje u përcoll nga 36.064 shikues.
Fitorja e danezëve nuk i mjaftoi për të përfunduar në kreun e tabelës.
Golat i realizuan futbollistët Dolberg (34') e Skov Olsen (39’).
Mbappe, Griezmann e Giroud, zhgënjejnë me Francën.
Danimarka përfundon në vend të dytë me 12 pikë, një me pak se Kroacia dhe Franca renditet në pozitën e tretë me 5 pikë dhe Austria në fund me 4 sosh.