Te Milan kanë një plan për të zhbllokuar Sharll De Ketelaere, në zonën e portës. Belgu nisi mirë te “kuqezinjtë”, por ende nuk e ka gjetur golin e tij të parë.
Goli i fundit i shënuar nga belgu në një ndeshje zyrtare daton në prill të vitit 2022. Gjashtë muaj të thatë që nuk e shqetësojnë atë.
Pioli ka tashmë si objektiv zhbllokimin e De Ketelaere. Një objektiv që Pioli shpreson ta arrijë falë disa masave taktike. Përveç rritjes së minutave të luajtara në fushën e lojës,
Pioli mendon ta pozicionojë më në krye të sulmit. Një nga mundësitë është që ai të luajë shumë pranë Zhirou-s.