Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Kylian Mbappe.
Ylli argjentinas, Messi ka shpjeguar pse shoku i tij i skuadrës te PSG, Kylian Mbappe është një “bishë” dhe një “lojtar i kompletuar”.
Aftësitë e tij fizike, loja një kundër një dhe aftësi të tjera janë ato që e veçojnë Mbappe, sipas Messi.
“Kylian është lojtar ndryshe, një bishë që është shumë i fortë në lojë një kundër një, që gjen hapësirat, që është shumë i shpejtë dhe që shënon shumë gola”, ka thënë Messi.
“Ai është lojtar i kompletuar dhe ka dëshmuar këtë për vite, dhe në vitet e ardhshme ai do të jetë nga më të mirët”, shtoi ai.
Messi dhe Mbappe janë shokë skuadre tash e dy sezone te skuadra e PSG.