Xherdan Shaqiri sot zhvillon ndeshjen e 108-të ndërkombëtare në St. Gallen kundër Çekisë.
Që nga ndeshja në shtëpi kundër Spanjës në qershor, Shaqiri nuk luan më në qendër pas sulmuesit, por kthehet në krahun e djathtë, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
“Xherdan e di këtë pozicion, nuk është e re për të”, thotë trajneri Murat Yakin.
Në fillimet e karrierës së tij nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld, Shaqiri luante në krah. Kur u lejua të luante në qendër për herë të parë,
Shaqiri shpërtheu me tre golat e tij kundër Hondurasit duke ia siguruan Zvicrës një vend në të 8-tën e finales së Kampionatit Botëror në vitin 2014.
Vetë Shaqiri nuk e fsheh faktin se ndihet më rehat në qendër: “Kam luajtur me 10-shen gjatë gjithë sezonit”. Por ai nuk dëshiron të përfshihet në polemika.
“Trajneri vendos se ku luaj unë”.
Shaqiri e merr me qetësi: “Përderisa fitojmë, gjithçka është në rregull”.