Marselo Brozoviç është lojtari i radhës që ka pësuar një lëndim.
Ylli kroat i skuadrës së Inter ka pësuar një lëndim dhe sipas raportimeve të fundit, do të mungojë 3-4 javë.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, mesfushori i Inter pritet t’i humb të dyja ndeshjet ndaj Barcelonës. Interi dhe Barcelona do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve.
Brozovic është një nga shtyllat e mesfushës së Interit dhe kjo do të jetë mungesë e madhe për Simone Inzagi, duke hapur rrugë mesfushorit shqiptarë, Asllanit.