Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për futbollin vendor.
Nesër do të rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll me dy ndeshje të mbetura.
Loja kryesore e ditës do të jetë ajo në mes të Prishtinës me Dritën.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të ligës elitare, ndërsa do të luhet vetëm nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19:00.
Ndërkohë, nesër në fushën e blertë do të zbresë edhe kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.
Therandasit do ta luajnë (13.00) ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë ndaj Malishevës, për shkak të angazhimeve të tyre në Ligën e Konferencës.