Inaki dhe Nico Williams janë vëllezër që luajnë në të njëjtën skuadër, Athletic Bilbao, por në dy kombëtare të ndryshme.
Vëllai i madh, Inaki ka zgjedhur përfaqësuesen e Ganës, ndërsa i vogli i familjes Nico ka zgjedhur të luajë për Spanjën.
I pyetur nëse vëllai i vogël mund të luajë në të ardhmen për Ganën, Inaki u shpreh:
“Gana mund ta joshë. Do të ishte ferr nëse do të ishim kundërshtarë në Kupën e Botës. Sidomos për nënën tonë, e cila është ajo e cila e do më shumë futbollin dhe fëmijët e saj”.