Leandro Paredes duke folur për mediat italiane, ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar Juventusit.
Argjentinasi gjatë verës që e lamë prapa, iu bashkua torinezëve nga PSG-ja.
Paredes beson se e ka marr vendimin e duhur për t’iu bashkuar juventinëve në mënyrë që të gjejë formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Ai thotë se Juve ka qenë një nga dëshirat e tij.
“Mendoj se mora vendimin e duhur për të shkuar te Juventus. Doja të arrija në Kupën e Botës në formën më të mirë të mundshme dhe të luaja në një klub të madh si Juventusi. Të luaja në Juventus ishte gjithmonë një nga dëshirat e mia”, tha Paredes.