Më përfundimin e këtij cikli garues në Ligën e Kombeve, tashmë janë mësuar edhe vazot e shortit për Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Kosovës varësisht nga ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Qipros, do të vendoset në vazon numër 4 ose 5.
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon numër 3 së bashku me Armenia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Suedia, Islanda dhe Mali i Zi.
Në vijim pritet të zbulohen edhe ndarjet e plota të vazove në prag të shortit të eliminatoreve të Evropianit.