Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës, dhe xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, Ligës së femrave dhe Ligës së juniorëve edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
Lojtarja e KFF ”Presingu”, Besjana Berisha nr fanele 8 dhe nr ID00218F95. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Parë të vajzave, Intelektualet – Presingu, pas ndëshkimit me karton të kuq lojtarja vërsulet afër gjyqtarit e ofendon me zë të lartë në mënyrë të rëndë dhe pa edukatë, ku edhe e pështyn në drejtim të gjyqtarit. Besjana Berisha vahdon me ofendime edhe jashtë fushës. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja se KFF ”Liria”, Fjolla Muja nr fanele 27 dhe nr ID003808F03. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Parë të Femrave, Liria-Feronikeli pëson një faul nga lojtarja kundërshtare ku në afekt, duke u rrëzuar grushton kundërshtaren deri sa ishin në tokë dhe ndëshkohet me të kuq direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtar i KFF “Vizioni“ , Qerim Shaqiri. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë të femrave, Presingu-Vizioni, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje në Ligën e Parë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Trepça”, Shkëlqim Deliu nr fanelle 7 dhe nr ID 004970M06. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së kadëtëve Trepça’89-Trepça , zhvilluar me 24.09.2022 në Mitrovicë , në minutën 71 ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KF “Trepça” , Elvir Behrami nr personal 12306230489. Në ndeshjen e Superligës së Juniorëve Trepça’89- Trepça , ndëshkohet me karton të kuq (fyen treshen e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “2 Korriku“ , Nderim Abdullahu nr fanelle 4 dhe nr ID 010354M05. Në ndeshjen e Superligës së Juniorëve, 2 Korriku –Ballkani , ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim i ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC “Ballkani“, Arlind Maloku nr fanelle 10 nr ID 005335M04. Në ndeshjen e Superligës së Juniorëve, 2 Korriku –Ballkani, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim i ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ulpiana“, Elton Mehmeti nr fanelle 10 dhe nr personal 124437525. Në ndeshjen e javës së pestë e Ligës së Parë të Juniorëve, Ulpiana – Rroni 19 . Ndëshkohet me karton të kuq direkt. (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Rroni 19“, Idol Jashari nr fanelle 6 dhe nr ID 008937M06. Në ndeshjen e e javës së pestë e Ligës së Parë të Juniorëve Ulpiana – Rroni 19 . Ndëshkohet me karton të kuq direkt. (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.