Momente frike ndodhën pasditen e së hënës, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Gjermanisë në stadiumin Wembley, e cila në fund u mbyll me rezultat 3:3.
Një grup ultrasish gjermanë, rreth 100 sipas dëshmive, në fakt kanë sulmuar një pub, afër stadiumit “Wembley”, pak para orës 18:00.
Ultasit ishin të armatosur me mjete të rëndë si dhe doreza hekuri.
Huliganët nisën të qëllonin këdo, siç thanë disa dëshmitarë.
Një zëdhënës i policisë britanike tha: “Rreth orës 18:00, oficerët mësuan për trazira në një pub në Dagmar Avenue në zonën e ëembley. Zyrtarët u përgjigjën shpejt dhe ndanë grupet e tifozëve të përfshirë. U bënë arrestime të shumta. Agjentët qëndruan në zonë për kontrolle të mëtejshme”.