(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës ka dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët shënuan fitoren më bindëse të Grupin 2, duke e demoluar me rezultat 5:1 Qipron në ndeshjen e xhiros së gjashtë (e fundit) të Ligës së Kombeve, Divizioni C.
Futbollistët ranë treguan superlojë ndaj rivalit, që është me fat që nuk pësuan humbje me të thellë.
Të parët rrezikuan qipriotët përmes futbollistit Tzionis por portieri Samir Ujkani ishte me fat.
Ky ishte i vetmi rast për mysafirët, ndërsa Dardanët me lojë e gola kënaqet mbi 12 mijë shikues në stadium. Në minutën e 22-t, Florent Muslija nga rreth 15 metra shënon gol të bukur.
Në fund të pjesës së parë, Donat Rrudhani me dinakërinë e tij për bukuri mashtroi një mbrojtës dhe në pozitë ballore nga rreth 13 metra realizon gol të bukur, 2:0.
Në minutën e 47-t, topi i kthyer nga shtylla e majtë pingule, Elbasan Rashani e fërfëllon në rrjetë, 3:0.
Në minutën e 52-t, Vedat Muriqi pothuajse i vetmuar me goditje të fortë realizon për 4:0.
Në minutën e 81-t, Valentin Roberge ngushton rezultatin në 4:1.
Në minutën e 85-t, Vedat Muriqi shënon golin e dytë personal të tij. Ai shënon me kokë pas asistimit të Milot Rashicës.
Djelmoshat e selektorit Alain Giresse dhanë maksimumin, arritën fitore në momentin e duhur, duke përfunduar në pozitën e dytë me 9 pikë. Greqia përfundon e para me 15 pikë, Irlanda Veriut në të tretin me 6 dhe Qipro në të fundit me 5 pikë Greqia ngritët në Ligën B dhe Qipro bie në Ligën D.
Kosova – Qipro 5:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues:12.000.
Gjyqtar: K. Tohver (Estonia).
Shënues: Muslija (22'), Rrudhani (45'), Rashani (47'), Muriqi (52'n e 84’) – Roberge (81’).
Kartona të verdhë: Kryeziu - Artymatas
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj (Krasniqi 89’), Rrahmani (Dresheviq 64’), Kryeziu, Rrudhani, Muslija (Emërllahu 89’), Fazliji, Celina, Rashani (Bytyqi 64’), Muriqi, Zeneli (Rashica 81’).
Qipro: Panagi, Ioannou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kastanos (Gogiç 59’), Artymatas, Kyriakou (Charalampous 46’), Tzionis (Papoulis 59’), Sotiriou (Kakoullis 72’, Loizou (Christofi 46’).
////////////////////////////////////////////
Në minutën e 85-t, Vedat Muriqi shënon golin e dytë personal të tij. Ai shënon me kokë pas asistimit të Milot Rashicës, 5:1.
80' Kosova kontrollon lojën.
75' Kosova synon edhe golin e radhës.
71' Kosova po luan me qetësi.
66' Atmosferë e bukur në Prishtinë!
63’ Zëvendësimet e para të Kosova. Shiritin e kapitenit e merr Vedat Muriqi.
Kosova – Qipro 4:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues:12.000.
Gjyqtar: K. Tohver (Estonia).
Shënues: Muslija (22'), Rrudhani (45'), Rashani (47'), Muriqi (52').
Kartona të verdhë: Artymatas
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani (Dresheviq 63’), Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani (Bytyqi 63’), Muriqi, Zeneli.
Qipro: Panagi, Ioannou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kastanos (Gogiç 59’), Artymatas, Kyriakou (Charalampous 46’), Tzionis (Papoulis 59’), Sotiriou, Loizou (Christofi 46’).
55' Kosova është e qetë, ka rezultatin bindës.
52' Kosova po dominon. Vedat Muriqi supergol, 4:0.
47' Kosova thellon epërsinë me 3:0. Elbasan Rashai realizon.
Përfundon pjesa e parë, Kosova - Qipro 2:0.
45' Kosova e fuqishme, Dnat Rrudhani brenda zonës dhe në pozitë ballore, me goditje të fortë shënon për 2:0. Një epërsi komode për Dardanët.
Kosova - Qipro 4:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues:12.000.
Gjyqtar: K. Tohver (Estonia).
Shënues: Muslija (22'), Rrudhani (45'), Rashani (47'), Muriqi (52').
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli.
Qipro: Panagi, Ioannou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kastanos, Artymatas, Kyriakou, Tzionis, Sotiriou, Loizou. 31' Muriqi mjaft i shpejt.
44' Kosova po tegon lojë të mirë.
41' Fat për Qipron! Vedat Muriqi godet em kokë por portieri qipriot grushton në korne.
37' Zeneli dhe Rashani shpërdorojnë një rast të mirë, dështuan nga dy-tre metra.
37' Lojë e mirë e Dardanëve.36' Lojë e mirë.
22' Kosova në epërsi, Florent Musliu nga rreth 16 metra realizon gol të bukur, ku topi futet mes shtyllave 1:0.
20' Kosova orvatet që të kalojë në epërsi.
18' Irlanda e Veriut e barazon rezultatin 1:1 me Greqinë.
16' Lajm i mirë për Kosovën, Greqia avancon me 1:0 ndaj Irlandës së Veriut.
13' Kosova po tregon lojë të mirë.
9' Nuk ka gola.
8' Arbër Zeneli u hutua dhe nuk realizon rastin e mirë.
5' Kosova po luan mjaft mirë.
2' Qipro rrezikon portën e Kosovës. Tzionis për fat të mirë nuk qe i saktë.
1' Fillon ndeshja.
Rreth 10 mijë shikues në stadium.
Kosova nuk guxon të gabojë sepse rrezikon të bie në Ligën D nëse fiton Irlanda e Veriut ndaj Greqisë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova ka vetëm një pikë më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.
Pas pesë xhirove në Grupin 2 të Ligës së Kombeve në futboll, Divizioni C, Greqia kryeson me 12 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda e Veriut 5 dhe Qipro 5.