Liga e Kombeve luan përballjet e fundit në grupe, të cilat presin të mësojnë se kush do të jenë kryesuesit e tyre.
Përballja që shihet më me interes është ajo mes Portugalisë dhe Spanjës në Grupin 2 të Ligës A, ku do të mësohet dhe kombëtarja e fundit që do të shkojë në “Final 4”. Gjithashtu interes do të ketë dhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Zvicra dhe Republika Çeke do të ndeshen për të shpëtuar.
Norvegjia pret Serbinë për kreun e Grupit 4 në Ligën B, me Halandin dhe Vlahoviçin që do të ndeshen me njëri-tjetrin.
Ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë, Suedi-Slloveni, Ukrainë Skoci dhe Irlandë-Armeni, që do të jenë në Ligën B, ndërsa Greqia pret Irlandën e Veriut në Ligën C.