Kosova nuk guxon të gabojë sepse rrezikon të bie në Ligën D nëse fiton Irlanda e Veriut ndaj Greqisë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova ka vetëm një pikë më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.
Pas pesë xhirove në Grupin 2 të Ligës së Kombeve në futboll, Divizioni C, Greqia kryeson me 12 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda e Veriut 5 dhe Qipro 5.