Kombëtarja e Kosovës shënoi sot fitore me stil në Ligën e Kombeve, duke e shkatërruar Qipron me rezultat të thellë 5:1.
Fitorja e sotme nënkupton që Kosova e përforcon vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, ku tani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, katër sosh më shumë Qipro në vendin e tretë.
Ndërkaq, fitoren e sotme pas ndeshjes e komentoi edhe golashënuesi i dy golave, Vedat Muriqi, i cili e cilësoi takimin e sotëm si një lojë fantastike.
Po ashtu, Muriqi tha se vëmendja tani duhet të kthehet te cikli tjetër kualifikues.
“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi.