Ismajli u largua me dhimbje nga Air Albania!
Trajneri Reja u ankua se dëmtimi i Ardjan Ismajlit në fund të ndeshjes, penalizoi jo pak skuadrën në shtesë, kur edhe u pësua goli që solli barazimin zhgënjyes ndaj Islandës në “Air Albania”.
Edhe për SuperSport, mbrojtësi i Empolit pranoi se ka pësuar një dëmtim, që i ka shkaktuar shumë dhimbje dhe pritet që nesër të kryejë ekzaminimet mjekësore në Itali.
Nëse do të konfirmohet një dëmtim muskulor ,atëherë Ismajli mund të mungojë 4 deri në 6 javë, ndaj tani edhe trajneri i Empolit, Zanetti kryqëzon gishtat që të mos ketë një situatë të komplikuar për mbrojtësin, që po kalonte një formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni..