Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u angazhuan maksimalisht për fitoren e Kombëtares së Zvicrës, me rezultat 2:1 ndaj Republikës së Çekisë. Shaqiri u zëvendësua në minutën 65-t, ndërsa Ardon Jashari u inkuadrua në fund të sfidës (90+3’), një debutim i ëndrrave.
Si gjithmonë, mediumi i njohur zviceran, “Blick”, ka vlerësuar me nota lojtarët.
Nota më e dobët është 1 dhe më e larta 6.
Portieri Yann Sommer priti penalltinë dhe u vlerësua me notën 6 dhe Breel Embolo realizoi gol, po ashtu u vlerësua me notë 6.
Xhaka dhe Shaqiri u vlerësuan me notë të mirë, 4.
Notat sipas “Blick”: Yann Sommer 6, Silvan Widmer 3, Fabian Schär 5, Nico Elvedi 2, Ricardo Rodriguez 4, Remo Freuler 4, Granit Xhaka 4, Xherdan Shaqiri 4, Djibril Sow 3, Ruben Vargas 5, Breel Embolo 6,
Spanja përfundon e para me 11 pikë në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, Divizioni A, pasojnë Portugalia 10, Zvicra me 9 dhe Çekia me 4 pikë.