Richarlison është bërë lojtari i fundit i Brazilit që është përballur me fyerje raciste.
Sulmuesi brazilian e shënoi golin e pestë për Brazilin në fitoren 5:1 ndaj Tunizisë në Paris të Francës.
Sulmuesi i Tottenhamit e gjeti golin e dytë të ekipit, por loja u ndërpre përkohësisht për shkak të një incidenti që ndodhi kur ai dhe bashkëlojtarët po festonin në “Parkun e Princave”.
Ish-futbollisti i Evertonit kërkon nga autoritetet franceze që ta gjejnë tifozin që e hodhi bananen dhe ta ndëshkojnë atë.
“Unë isha duke biseduar me Firminon dhe i thash që e falënderoj Zotin që nuk më la ta shihja atë episod pasi nuk e di se çka do të bëja në atë moment. Shpresoj që ai tifoz të gjendet dhe të dënohet.
“Është e vështirë, është e rëndë. Ne e pamë se çka i ndodhi Vinicius Jr së fundmi dhe tash, brenda stadiumit. Shpresoj që tifozi të dënohet dhe ky incident t’i mësojë njerëzit tjerë që mos ta bëjnë këtë”, përfundoi Richarlison.