Zi në familjen e Safet Gjicit, presidenti i nderit të Kukësit humb njeriun e dashur

Futboll

Zi në familjen e Safet Gjicit, presidenti i nderit të Kukësit humb njeriun e dashur

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:59
Zi në familjen e Safet Gjicit, presidenti i nderit të Kukësit humb njeriun e dashur

Një lajm i trishtë për familjen e Safet Gjicit!

Vëllai i presidentit të nderit të Kukësit ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi verilindor me anë të një postim në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke duke komunikuar këtë lajm të trishtë dhe duke ngushëlluar presidentin e nderit Safet Gjicin dhe administratorin e klubit Lavdrim Gjici.

"“-NGUSHËLLIM-

Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij", shkruan në faqene Kukësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat