Çfarë synimesh ka Milani sivjet?

Futboll

Çfarë synimesh ka Milani sivjet?

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 14:49
Pioli

Stefano Pioli, u shpreh për mediat e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të 43-të të turneut “Nereo Roko” që u mbajt dje në Karnago, lokacioni ku zhvillojnë ndeshjet e tyre ekipet e grupmoshave të “Djallit”.

Ecuria e skuadrës dhe planet e së ardhmes në fokusin e trajnerit kuqezi që pas humbjes me Napolin pret të rikthehet te fitorja të shtunën në mbrëmje kundër Empolit.

Çfarë synimesh ka Milani sivjet?

"Ne po mundohemi të përmirësojmë nivelin tonë dhe besoj se po bëjmë mirë, por vështirësitë janë të dukshme.

Në kuptimin që është një kampionat shumë i niveluar mes skuadrave të forta, që do të luftojnë deri në fund dhe ne duam të qëndrojmë në grupin që do të luftojmë deri në fund", tha Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat