Ballkani i Therandës, kampioni në fuqi i Kosovës, triumfon me rezultat 3:2 kundër Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva kaloi në epërsi në minutën e parë me golin e Agon Xhakës i cili e shfrytëzoi gabimin e portierit Stivi Frashërit, kjo veç e trimërojë edhe më shumë kampionit.
Futbollistit Ermal Krasniqi e kishte ditën e tij, duke relizuar dy gola (44', 57') dhe Meriton Korenica (74') për (1:3).
Në minutën e fundit (90+3'), Behar Maliqi ngushton humbjen në 2:3.
Trajneri i ri i Malishevës, Sami Sermaxhaj, e nisi me humbje.
Ballkani renditet në vend të dytë me 15 pikë, ka një ndeshje dhe dy pikë me se lideri Drita dhe Malisheva është në vend të tetë me 7 sosh.