Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, e ka këshilluar Gjermaninë që të frymëzohet nga Real Madridi i Carlo Ancelottit.
Ai kërkon nga Kombëtarja e tij që të jetë sa më e përgatitur për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Ndoshta Real Madridi mund të jetë një shembull për ne”, tha Muller.
“Kam punuar me shumë trajnerë, përfshirë Ancelottin, i cili ka fituar shumë trofe. Do të bënim mirë ta ndiqnim atë”, theksoi Muller.
Muller kishte luajtur dy vite te ‘bavarezët’ nën drejtimin e Ancelottit dhe e njeh mirë punën që bën strategu italian.