Drita e Gjilanit vazhdon ecurinë e pa humbjeve përgjatë 8 ndeshjeve në Albi Mall Superliga e Kosovës.
FC Drita ndahet baras (0:0) me Prishtinën, në takimin e mbetur të javës së tretë që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Të dy ekipet luftuan deri në fund, por si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër, nuk ia dolën që të marrin pikët e plota.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/28/850x636_41664388072.jpg)
Kryetrajneri i Prishtinës Ismet Munishi dhe ai i Dritës, Ardian Nuhiu, ishin në presion të derbit, megjithatë ia dolën që të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë.
Drita ka 5 fitore e 3 barazime, kryeson renditjen me 18 pikë, tre më shumë se Ballkani në pozitën e dytë (dy ndeshje më pak) dhe Prishtina është në të katërtin me 12 sosh.