Maria Sole Ferrieri Caputi, 31 vjeç, nga seksioni i Livornos, është femra e parë që do të arbitrojë në Serie A.
Debutimi historik do të bëhet në ndeshjen e javës së tetë midis Sassuolo-s dhe Salernitana-s, planifikuar më datë 2 tetor në orën 15:00.
"Ky është një moment historik”, tha presidenti i AIA-s Alfredo Trentalange duke paralajmëruar debutimin e Ferrieri Caputit në kampionatin më të lartë italian.
Në dhjetor 2021, Ferrieri Caputi u bë femra e parë që drejtoi një ndeshje në raundin e 1/32-të të Kupsë së Italisë midis Cagliarit dhe Cittadella-s. Në tetor ajo drejtoi ndeshjen e parë të Serie B midis Cittadella-s dhe Spal.