Karim Benzema po ndihet shumë mirë dhe është gati të luajë një pjesë në ndeshjen e radhës të Real Madridit.
"Jam i kënaqur që jam rikthyer me ekipin. Ndihem shumë mirë, rehat.Mezi po pres ndeshjen e së dielës”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.
Benzema u lëndua kundër Celtic më 6 shtator humbi tre ndeshjet e fundit të Real Madridit për shkak të një dëmtimi në gju dhe nuk luajti në dy ndeshjet e Francës në Ligën e Kombeve.
Real Madrid ndeshjen e radhës në La Liga e luan kundër Osasunas.