Mesfushori i RB Leipzig, Konrad Laimer, e ka pranuar se është tifoz i Liverpool-it.
Reprezentuesi austriak gjatë verës që lamë prapa kërkohej nga ‘The Reds’ dhe Bayern Munich.
Laimer në një intervistë për ‘Bild’ e ka lënë të hapur mundësinë e kalimit në ‘Anfield’.
“Unë jam një tifoz futbolli. Më pëlqen të shikoj Premier League. Unë gjithmonë kam qenë tifoz i Liverpool-it”, tha Laimer.
“Unë jam këtu dhe jam i fokusuar në skuadrën time. Unë jam në Leipzig dhe ndihem mirë. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kur je i lidhur me një klube si ky, është njëfarë krenarie”, theksoi ai.