Manchester City raportohet se shumë shpejtë do të takohet me Bernardo Silva për të diskutuar rreth së ardhmes se spanjollit.
Barcelona prej kohësh është e interesuar për 28-vjeçarin, por deri tash asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur në adresë të Cityt.
Sipas mediave britanike, kampionët në fuqi të Anglisë dëshirojnë të din nëse spanjolli dëshiron kalimin tek katalonasit në fund të këtij sezoni, ose të qëndrojë edhe më tutje në ‘Etihad Stadium’.
Menaxheri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola raportohet se dëshiron ta ketë në skuadër Silvan të paktën edhe dy vite aq sa aktualisht është kontrata e lojtarit me skuadrën angleze.