Juventusi po has shumë probleme këtë sezon dhe duket se drejtuesit kanë filluar menjëherë nga puna për të përforcuar skuadrën, edhe pse merkatoja ka disa javë që është mbyllur.
Emri i fundit që shfaqet në radarët e bardhezinjve është ai i Marko Asensios. Sulmuesi spanjoll do ta mbyllë me Realin e Madridit këtë sezon dhe është duke menduar që tani për një skuadër të re.
Barcelona ka disa bisedime të avancuara me të, por gjithashtu ai është dhe një objektiv kryesor i Milanit.
Gjithsesi Juventusi është gati për t’i bërë një ofertë Asensios, në mënyrë që të mposhtë konkurrencën me rivalët, siç raporton “Tuttosport”.