Trajneri i ekipit të femrave të Arsenalit, Jonas Eidvall e pranon se ishte i hutuar nga shtyllat e portës, të cilat fillimisht ishin më të vogla se që thotë rregullorja në stadiumin e Ajaxit të mërkurën.
Eidvall thotë se kjo ishte një “eksperiencë e çuditshme”, ndërsa gjithashtu e vuri në pikëpyetje se si gjyqtarët e trajtuan një dëmtim në kokë të Beth Mead, të cilës nuk ju lejua zëvendësimi pas tronditjes.
Finalja e Arsenalit ia mundësoi këtij ekipi ta rrijë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për femra.
“Ishte një përvojë e çuditshme të vish këtu dhe të luash me një klub të madh si Ajaxi dhe të detyrohesh t’i matësh golat. Doli që korniza vertikale e portës ishte 10 centimetra më e vogël. Nuk e kemi provuar kurrë një eksperiencë të tillë”, ka thënë trajneri i klubit londinez.