Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të vizitojë Tiranën sot, për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së, anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar dhe zyrtarë të lartë qeveritarë.
Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forward” i FIFA-s.
Agjenda e vizitës është si më poshtë:
13:15-13:45 Do të udhëtojë nga aeroporti në drejtim të Hotelit ku do të qëndrojë.
13:55-14:00 Infantino do shkojë nga hoteli te Kryeministria.
14:00-15:00 Kreu i FIFA-s i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të zhvillojnë takim me kryeministrin Edi Rama.
15:00-15:05 Do shkojë nga Kryeministria te stadiumi “Air Albania”.
15:00-16:00 Infantino i shoqëruar nga Duka do të vizitojë dhe inspektojë nga afër stadiumin “Air Albania”.
18:00-19:30 Do të vizitojë “Shtëpinë e futbollit”, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të zhvillojë takim me Presidentin Armand Duka, prezent do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në orën 19:00 Infantino, Rama dhe Duka do mbajnë një komunikim për mediet.
19:30-23:00 Infantino, Duka, Rama dhe disa ministra do të darkojnë te Pallati i Brigadave.
Më 30.09.2022, në orën 07:15 do të niset për në Rinas, ndërsa në orën 08:00 largohet nga Shqipëria.