Një Milan me risi e mungesa

Futboll

Një Milan me risi e mungesa

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:52
Një Milan me risi e mungesa

Prej dy ditësh punon me organikën, por Stefano Pioli ka shumë dyshime mbi formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Empolit të shtunën në 20:45. Cilësia e rivalit mund të jetë kurth dhe trajneri i Milanit i druhet ndonjë surprize të shëmtuar.

Dyshimi më i madh është për krahun e majtë ku mungon Teo Hernandez. Balo Ture është kandidati kryesor, teksa edhe Serxhinjo Dest mund të luajë në atë rol, të cilin e mbuloi edhe në miqësoren mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Tomori, Kalulu dhe Kalabria do të mbulojnë paketën e tërhequr, teksa në portë do të debutojë Siprian Tatarushanu, pasi Menja është i dëmtuar dhe rikthehet pas 3 javësh.

Mesfusha do t’i besohet Benaserit dhe Tonalit që e ka marrë veten nga dëmtimi.

Pa alternativa në sulm, Zhiru do të jetë përsëri titullar i mbështetur nga Leao, De Ketelare dhe Salmakers.

Ndërkohë, në luftë me kohën për stolin janë Rebiç dhe Origi, që dje punuan në mënyrë të diferencuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat