Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar një lojtar të Oldham Athletic në një parkim makinash pas ndeshjes me Chesterfild.
Sipas deklaratës së klubit të Oldham, Hallam Hope mori lëndime serioze pas një sulmi të egër në Boundary Park në fillim të këtij muaji.
Nga raportimet e medieve britanike, 28-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe nuk ka luajtur më që nga 4 shtator, data kur u sulmua.
Oldham raportohet se i ka dhënë policisë pamjet e ÇTV ku dukej sulmi, ndërsa Chesterfield shprehën qëndrimin e tyre kundër tifozët dhe ofruan gatishmërinë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes në fjalë.
Në një deklaratë zyrtare, Policia e Manchester tha se i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në pritje të hetimeve të mëtejshme.