Ai flet hapur, çka na lejon të njohim edhe një aspekt tjetër të personazhit Leonardo Bonucci, kapiten i Juventusit (dhe i kombëtares italiane), i cili me shiritin në krah është gati të kalojë vijën e finishit prej 482 paraqitjesh si bardhezi.
Ai do të bëhet lojtari i gjashtë me më shumë ndeshje në historinë e Juventusit, përkrah Roberto Bettega. Sytë janë kthyer nga mbrëmja e së dielës në “Allianz Stadium”, te Juve-Bologna, një takim që Leo nuk mund ta humbasë.
Së shpejti ai rikthehet në fushë dhe bardhezinjtë nuk presin gjë tjetër veçse të shohin Juventusin e vërtetë, të mbështetur nga Bonucci në formatin kombëtar.
Si fleni para një ndeshjeje të rëndësishme?
Unë jam i sinqertë, kam fjetur gjithmonë i qetë si një natë para, ashtu edhe pas çdo ndeshjeje. E vetmja herë që kam fjetur keq ishte para finales evropiane të vitit 2012, finalja ime e parë në një kompeticion të madh. Vuajta atje. Kisha bërë gabim në ndeshjen e një ditë më parë, kështu që e gjithë adrenalina ishte vënë tashmë në lëvizje. E them gjithmonë: përmirësohesh përmes gabimeve, aq sa atëherë nuk gabova më. Tani, edhe para një finaleje fle 7-8 orë në paqe.
Çfarë ndodh pas një finaleje të madhe? Epo, varet nga rezultati: nëse fiton, ke arsye të mira për të mos fjetur (rrëkëllin ndonjë gotë për të festuar), nëse humbet, preferon të marrësh diçka për të fjetur dhe jo të mendosh.