Sezoni aktual ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Neymar.
Futbollisti brazilian është shndëtruar në një makineri golash dhe asistesh tek PSG, ndërsa e konfirmoi formën edhe në ndeshjet me kombëtaren duke i dhënë shpresë Brazilit se do të jetë ai udhëheqësi i skuadrës në Botërorin e Katarit.
Së fundmi, elozhe për sulmuesin vijnë edhe nga Japonia e largët, aty Andres Iniesta, ish-shoku i Neymar te Barcelona thekson se braziliani është përkufizimi i kënaqësisë në futboll.
“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që unë kam parë dhe kam ndarë një dhomë zhveshje.
Futbolli ka të bëjë me argëtimin, kënaqësinë dhe Neymar është përkufizimmi i kësaj. Një makineri driblimi në fushë”, theksoi spanjolli.