Skuadrat elitare rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së nëntë.
Kryendeshja do të luhet në Therandë, ku do të përballen Ballkani dhe Gjilani, skuadra këto që mëtojnë kreun e tabelës.
Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit të mirënjohur Genc Nuza.
Duel interesant parashikohet të jetë edhe përballja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89. Arbitri Eridon Podvorica do ta gjykojë sfidën e rivalëve të vjetër në futbollin tonë.
Ndërkaq, lideri i tabelës, Drita i bën ‘konak’ Drenicës. Gjilanasit pas barazimit me Prishtinën, ndaj drenicasve kërkojnë t’u kthehen fitoreve.