Marcelo Bielsa ka refuzuar ofertën e Santosit (Brazil) për t’u rikthyer në stolin e një skuadre futbollit.
Siç raportohet nga disa medie nga Brazili, “trajneri përjashtoi nisjen e bisedimeve me klubin e Santosit dy ditë pasi u kontaktua nga presidenti Andrés Rueda.
Tekniku argjentinas do të vazhdojë të paktën edhe për disa muaj të qëndrojë pa ekip, që kur u shkarkua nga detyra e trajnerit të Leeds United në fund të muajit shkurt.
Edhe pse kanë kaluar plot tetë muaj nga hera e fundit që ka drejtuar një skuadër futbollit, për argjentinasin e famshëm të stolit ende nuk ka ardhur një ofertë serioze.