Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, rikthehet të kritikojë ish-klubin e tij në lidhje me transferimet e kryera në merkaton e kaluar. Ish-mesfushori ka kritikuar transferimet e Jadon Sancho, Varane si dhe ka dyshime për formën e Casemiros.
“Manchester United shpenzoi një shumë të madhe parash tek Jadon Sancho në merkaton e kaluar, ai nuk e kishte provuar ende veten në një ligë kryesore. Pastaj në lidhje me Varane, pse një klub i madh si Real Madrid duhej ta linte të largohej?
Dhe, në fakt sezonin e kaluar, Varane nuk ishte në gjendjen e duhur, United nuk bëri mirë në merkaton e kaluar dhe më vjen habi sepse askush nuk klub nuk mbajti përgjegjësi.
Më vjen habi edhe me Casemiron këtë merkato. U mbyll gjithçka brenda dy ditëve dhe dyshoj nëse ishte një lojtar i kërkuar nga ana e trajnerit Ten Hag. Te United shpenzojnë shuma të mëdha, bëjnë kontrata të gjata dhe në fund askush nuk mban përgjegjësi. Në fund, trajneri e pëson”, u shpreh Scholes.