Voska Sport e Ohrit, skuadër shqiptare, synon elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët e Voska Sport janë në formë të mirë dhe me padurim e presin sfidën e nesërme në Manastir (15.00) ndaj Pelisterit, në takimin e javës së 6-të të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.
“FC Voska Sport vazhdon përgatitjet për vazhdimin e kampionatit dhe ndeshjen e së shtunës me Pelisterin në Manastir në kuadër të xhiros së 6-të në Ligën e Dytë.
Pas mungesës, shkaku i angazhimeve me ekipin përfaqësues shpresa të Maqedonisë, nga e mërkura skuadrës i janë bashkuar edhe dyshja Ivan Nikolovski dhe Behar Feta.
Që të dy u bashkuan me pjesën tjetër të skuadrës dhe zhvilluan seancën stërvitore me intensitet të plotë, duke qenë të gatshëm për të dhënë më të mirën edhe me fanellën e FC Voska Sport këtë fundjavë përballë Pelisterit.
Ndeshja e së shtunës, njëherit është edhe derbi, në të cilën skuadra jonë do të kërkojë vazhdimin e ecurisë pozitive, duke mos shijuar shijen e disfatës”, njofton FC Voska Sport.