Trajner i muajit shtator në Premier League, Erik Ten Hag!
Erik Ten Hag është zgjedhur trajneri i muajit në Premierligë.
Holandezi arriti t’i regjistrojë dy fitore (ndaj Arsenalit dhe Leicester Cityt), me ç’rast ekipi i tij shënoi katër gola dhe pësoi vetëm një.
Skuadra e tij aktualisht gjendet në vendin e pestë, me gjashtë pikë më pak se Arsenali lider, por këta të fundit e kanë një lojë më shumë të luajtur.