Interi futet në garë

Futboll

Interi futet në garë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:44
Interi futet në garë

Juventusi është hedhur në sulm për Rami Bensebainin dhe gjermanja prestigjioze “Bild” garanton se “Zonja e Vjetër” e ka bllokuar lojtarin në skadencë kontrate për janarin, me Borusia Mynshengladbah që do të përfitojë 6 milionë euro.

Mbrojtës-mesfushori i majtë shihet si pasardhësi ideal i Aleks Sandros në Torino dhe palët kanë disa javë që bisedojnë mes tyre.

Por sërish nga Gjermania nënvizojnë se në orët e fundit është futur edhe Interi në mes për algjerianin.

Zikaltrit, duke parë se janë në disavantazh kundrejt Juves për sa u përket bisedimeve me lojtarin, dua të bindin fillimisht klubin gjerman me një ofertë disi më të lartë dhe më pas të provojnë të joshin Bensebainin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat