Një brazilian i frikësohet Argjentinës

Futboll

Një brazilian i frikësohet Argjentinës

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 18:35
Një brazilian i frikësohet Argjentinës

Botërori Katar 2022 po afron dhe Rivaldo i ka idetë e qarta në lidhje me Kombëtaren favorite. Legjenda braziliane, i cili fitoi “Topin e Artë” (1999) dhe Kupën e Botës (2002) zgjedh Argjentinën si kandidaten kryesore për triumfin në turneun që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Kombëtarja albiceleste po kalon një moment shumë të mirë dhe në triumfin 3-0 ndaj Argjentinës regjistroi ndeshjen numër 35 pa humbje. Disfata e fundit e Argjentinës ndodhi në 3 korrikun e vitit 2019 ndaj Brazilit (2-0).

“Duke u bazuar te ndeshjet e fundit, unë shoh Argjentinën në formë të shkëlqyer, kjo edhe falë fitimit të Kupës së Amerikës vitin e kaluar, kështu që ne duhet t’i marrim seriozisht në Katar. Skuadra demonstron siguri edhe në prapavijë.

Lionel Messi aktualisht po bashkëpunon mirë me shokët e tij të skuadrës, gjë që e bën lojën e tij më të lehtë. Ky Botëror mund të jetë i fundit për Leon, kështu që Argjentina do të konkurrojë për fitimin e trofeut.

Nga skuadrat evropiane nuk përjashtoj nga favoritet edhe Spanjën, Gjermaninë dhe Franca, pasi janë Kombëtare që kanë lojtarë të mëdhenj dhe një histori të pasur”, deklaroi Rivaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat