Kai Haverc e rigjeti shkëlqimin e dikurshëm në kohën e Leverkusenit në ndeshjen e fundit me kombëtaren gjermane ndaj “Tre Luanëve” me realizimin e dopietës në barazimin 3-3.
Së fundmi, gazetari britanik, Simon Filips, ka nxjerrë në dritë një skenar të padëgjuar rreth interesimit të Bajernit ndaj Havercit.
Sipas Filips, mundësia e transferimit në merkaton e dimrit nuk ka gjasa të ndodhë, por gjatë merkatos verore shanset janë që të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët në termat financiarë.
Reporteri britanik shkon më tej duke pohuar se rekordmenët gjermanë kanë shfaqur interesim ndaj ish-lojtarit të Leverkusenit, në kohën kur ky i fundit luante në radhët e “Aspirinave”, por nuk mundën të ndërmerrnin hapa konkretë nga pretendimet e klubit, të cilat nuk paraqiteshin normale për moshën dhe statistikat e lojtarit nga ambienti bavarez.
Në vitin 2020, Kai e la Leverkusenin për blutë e Londrës, për vlerën e 80 milionë eurove.
Nga po i njëjti burim, bëhet me dije se sulmuesi gjerman është i pakënaqur në “Stamford Brige”, çka i shton dyshimet e një transferimi të mundshëm.