Zyrtare: Kasami bëhet me skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Kasami bëhet me skuadër të re

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 20:15
Futbollisti me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Bëhet fjalë për gjigantin grek, Olympiacos, ku Pajtim Kasami ka nënshkruar kontratën e tij sot si lojtar i lirë.

Marrëveshja mes Kasamit dhe Olympiacosit vlen deri në vitin 2023, ku është përfshirë edhe opsioni për ta vazhduar edhe për një vit.

Testet mjekësore janë kompletuar, ku tani Kasami rikthehet për një aventurë të dytë te gjiganti grek, Olympiacos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat