Klubi i njohur anglez, Hull Siti ka shkarkuar trajnerin Shota Arveladze, 8 orë përpara startit të ndeshjes.
Një lajm që ka habitur opinionin sportiv dhe jo vetëm.
Skuadra e “tigrave” zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e saj ku u mposhtën me rezultatin 0-2 në shtëpi ndaj Luton, e vlefshme për javën e 12-të në Championship-in anglez.
Hull Siti ndodhet në vendin e 20-të dhe numëron 5 humbje radhazi në kampionat.
Vendin e trajnerit të shkarkuar e mori Endi Douzon, që do të jetë teknik i përkohshëm i skuadrës.